Real Madrid nuk do t’i ofrojë Luka Modriqit një kontratë të re, ku mesfushori kroat do t’i japë fund qëndrimit të tij 12-vjeçar në kryeqytetin spanjoll në verën e ardhshme.
Fituesi i Topit të Artë 2018 konsiderohet si një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave që ka ndihmuar Los Blancos për të fituar një mori trofesh që nga transferimi i tij në klub nga Tottenham në vitin 2012.
Koha tani po shkon drejt fundit sipas Sport. Klubi dhe lojtari kanë rënë dakord që një kontratë e re nuk do të nënshkruhet dhe kroati do të lejohet të largohet nga klubi në verë.
Është raportuar gjatë gjithë sezonit se 38-vjeçari ka qenë i zhgënjyer me Carlo Ancelottin për shkak të mungesës së kohës së lojës.
Që atëherë, Modriq është lidhur me shumë klube, duke përfshirë një lëvizje te Inter Miami i Lionel Messit dhe një ribashkim me Cristiano Ronaldon në Ligën Pro Saudite.
Maestro i mesfushës u bë lojtari i parë që prish ecurinë e Messit dhe Ronaldos në Topin e Artë kur e fitoi atë në vitin 2018 për paraqitjet e tij të mrekullueshme me Real Madridin dhe duke e çuar vendin e tij në finalen e parë të Kupës së Botës./kk
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh