Arrestohen 14 persona për vjedhje të valixheve në aeroportin spanjoll

07:55 | 16 Dhjetor 2023
K.B

14 punëtorë të një prej aeroporteve kryesore për turistët në Spanjë janë arrestuar nën dyshimin për vjedhjen e gjësendeve nga valixhet.

Policia spanjolle ka sekuestruar gjësende të vjedhura që kapin vlerën e 2 milionë eurove, përfshirë 13 mijë euro para të gatshme.

Të arrestuarit janë punëtorë të aeroportit të Tenerifes.

20 punëtorë të tjerë të këtij aeroporti janë duke u hetuar për të njëjtin rast. Aeroporti i Tenerifes menaxhon 11 milionë udhëtarë çdo vit, shumica prej tyre turistë evropianë që kalojnë pushimet në vendet më të nxehta.

Hetimi ka nisur pasi një udhëtar u ankua se i mungonin gjësendet në valixhe, ka njoftuar policia spanjolle.

Vjedhja ka ndodhur në bagazhin e aeroplanëve.

Hajdutët hapnin me forcë valixhet, merrnin gjësendet me vlerë dhe më pas i mbyllnin përsëri. A

utoritetet spanjolle kanë sekuestruar 29 orë të dorës, 120 bizhuteri, 22 telefona dhe pajisje të tjera elektronike.

Gjësendet e vjedhura shiteshin në internet./abcnews.al

Të ngjashme