Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në sallë të Kuvendit të pranishëm ishin 71 deputetë.
Për shkarkimin e Bekës kanë votuar 62 deputetë ndërsa s’ka pasur asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Shkarkimi i tij është bërë pas përsëritjes së votimit, meqë partitë opozitare kanë kundërshtuar votimin e parë me arsyetimin se ka pasur paqartësi gjatë numërimit të votave.
“Me 62 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenuese, Kuvendi e shkarkoi Agron Bekën nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha kryeparlamentari Konjufca./Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...