Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka thënë se Shqipëria gjatë mandatit të saj të parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka mbrojtur programin “Gratë, Paqja dhe Siguria”.
Hasani tha se kjo ka ndodhur për të fuqizuar gratë në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes.
“Gjatë mandatit të saj të parë në OKB, Shqipëria ka mbrojtur programin “Gratë, Paqja dhe Siguria”, për të fuqizuar gratë në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes”, shkruan Hasani në llogarinë e tij në Facebook.
Ministri i jashtëm shqiptar thotë se Shqipëria gjatë vitit 2023 ka vendosur një fokus të veçantë në prioritizimin e të gjitha çështjeve që lidhen me këtë program.
“Si koordinatore e Angazhimeve të Përbashkëta për “Gratë, Paqja dhe Siguria” gjatë vitit 2023, Shqipëria ka vendosur një fokus të veçantë në prioritizimin e të gjitha çështjeve që lidhen me këtë program. Në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit sot theksova se, Shqipëria do të vazhdojë të punojë me shtetet e tjera për të siguruar zbatimin gjithëpërfshirës të angazhimeve në nivel kombëtar, rajonal dhe global”, shkruan ai.
Hasani tutje shrpehet se pas përfundimit të mandatit në Këshillin e Sigurimit, angazhimi i tyre dot ë vazhdojë në Shqipëri.
“Pas disa javësh, mandati ynë në Këshillin e Sigurimit do të përfundojë, por angazhimi ynë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të vazhdojë, në Shqipëri, në Nju Jork dhe kudo, si pjesë e përkushtimit tonë të palëkundur për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore”, përfundon Hasani./Arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre