Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, gjatë periudhës së fundit në koordinim me organet e drejtësisë dhe mbështetur nga njësitë tjera policore, ka realizuar me sukses një numër të ekstradimeve, transfereve dhe deportimeve, më konkretisht janë kryer këto aktivitete nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar:
• Me datën 08.11.2023 është ekstraduar shtetasi i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘vrasje’.
Personi është ekstraduar nga Mali i Zi në Republikën e Kosovës.
• Me datën 10.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘vrasje’. Personi është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.
• Me datën 13.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘vjedhje’ dhe i njëjti është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.
• Me datën 14.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Gjermanisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë komerciale’.
Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Austri.
• Me datën 15.11.2023 është deportuar personi i kërkuar shtetas i Polonisë, për veprën penale ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike’, ‘mospërfillje e urdhëresave të personave zyrtarë’.
Personi është deportuar nga Republika e Kosovës për në Poloni.
• Me datën 15.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Turqisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë për veprën penale ‘keqtrajtim seksual i fëmijëve’.
Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Turqi.
• Me datën 21.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti është ekstraduar nga R. e Kosovës ne Maqedoninë e Veriut.
• Me datën 22.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’, ku i njëjti është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
• Me datën 29.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’. Personi është ekstraduar nga Franca në Republikën e Kosovës.
• Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i Malit të Zi, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Personi është ekstraduar nga R. e Kosovës në Gjermani.
• Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘grabitje’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
• Me datën 13.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘trafikim me narkotikë’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e policisë. /Arbresh.info/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...