Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Murati dhe Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Maslichenko nënshkruan sot një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro.
Përmes kësaj marrëveshje parashihet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Rajonin e Ferizajt përmes së cilit parandalohet shkarkimi i ujërave të zeza në lumenj. Nga ky projekt përfitojnë rreth 90 mijë qytetarë duke ndikuar në ruajtjen e burimeve lokale të ujërave. Gjithashtu, vlen të theksohet se projekti është në linjë me Strategjinë Nacionale të Ujërave për Kosovë (2023 -2027).
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati theksoi se “ky projekt do të ndikojë në ruajtjen e ambientit në komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut si dhe në gjithë rajonin përreth”.
Drejtori i BERZH-it për Kosovë, Maslichenko nga ana e tij shprehu se “ ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit publik në Kosovë. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave dhe mjedisit dhe shpresojmë që ky projekt të shërbejë si model i suksesshëm për projekte të ngjashme në të ardhmen”.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv në kompaninë “Bifurkacioni SH.A”, njëherit kompani zbatuese e këtij projekti, falënderoi palët për përkushtimin e treguar duke potencuar se projekte të tilla lehtësojnë jetën e qytetarëve në Rajonin e Ferizajt.
Të gjitha palët u pajtuan që ta thellojnë bashkëpunimin në projekte të tjera me interes për qytetarët./Arbresh.info
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...