Google ADS

Osmani: Rrezikun nga Serbia nuk e kemi kaluar, Kosova do t’i mbrojë kufijtë me çdo kusht

12:06 | 15 Dhjetor 2023
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë adresimit vjetor në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se viti që po kalon ka qenë një periudhë e vështirë për shtetin.

Osmani është shprehur se Kosova do të mbrojë kufijtë e saj me çdo kusht dhe se duhet të qëndrojnë të bashkuar përballë sfidave të sigurisë.

Tutje, Osmani ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim për të kundërshtuar synimet e errëta të Serbisë.

“Por pavarësisht nga këto synime të Serbisë ne jemi këtu, siç kemi qenë në periudhat e hershme të historisë, siç kemi qenë këtu më 24 shtator dhe do të jemi çdo ditë e përgjithmonë për tu bërë gardianë të Republikës sonë. Ne jemi pak për të qenë të ndarë dhe me qëndrime të dallueshme për situatë si kjo, kur vetëm uniteti është përgjigja e duhur për ta mbrojtur sovranitetin e shteti tonë, këtë rrezik nuk e kemi kaluar ndaj nuk duhet ti nënshtrohemi ndarjes së dallimeve por të jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë përballje me Serbinë”, ka thënë Osmani .

Ndër të tjera, Osmani bëri thirrje për unifikim të faktorit politik në Kosovë, në mbrojtje të Republikës.

“Pikërisht në kohë të vështira populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e saj kanë ditur të bashkohen rreth kauzës për mbrojtjen e shtetit tonë të ndërtuar me aq shumë sakrifica. Kjo u dëshmua edhe pas 24 shtatorit kur i gjithë faktori politik në vend u bashkua në mbrojtje të shtetit duke dëshmuar se në përballje me politikat hegjemoniste të Serbisë ne jemi një”, tha Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme