Ndahen 5 milionë euro për zbatimin e projekteve të reja nga Fondi i Kosovës për efiçencë

11:43 | 15 Dhjetor 2023
E.K

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se janë ndarë 5 milionë euro për zbatimin e mbi 20 projekteve të reja nga Fondi i Kosovës pёr efiçiencё tё energjisё.

‘Shuma prej 5 milionë euro është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e Masës 3.7 për tejkalimin e krizës energjetike në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, për zbatimin e projekteve të cilat janë paraparë për vitet 2023 dhe 2024”

Sipas njoftimit të ministrisë së Ekonomisë bëhët e ditur se gjatë dy viteve të fundit, Fondi për Efçiencë ka zbatuar plotësisht 70 projekte të efiçencës nëpër ndërtesa publike.

13 të tjera janë në fazën përfundimtare, shuma e këtyre projekteve kalon 12 milionë euro investime të financuara nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme