Google ADS

Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal dënohet me 4 vite e 2 muaj burg

23:03 | 14 Dhjetor 2023
E.H

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg, për ndihmën që i dha një oligarku rus, Oleg Deripaska, i cili kërkoi të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane. Ai gjithashtu u gjobit me 40 mijë dollarë.

Charles McGonigal, 55 vjeç, u deklarua fajtor në Gusht, për një akuzë për komplot dhe për pastrim parash. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225,000 dollarë në pagesa nga një agjent shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në, transmeton Arbresh.info

Sipas BBC, prokurorët kishin kërkuar 5 vjet burg për çështjen e New York-ut, ndërsa McGonigal nuk kishte kërkuar kohë pas hekurave. Para se të jepej dënimi, McGonigal shprehu pendesë për veprimet e tij.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi.” – u shpreh ai.

Ish-agjentit të FBI-së i është urdhëruar të dorëzohet tek autoritetet më 26 shkurt 2024.

McGonigal shërbeu si agjent special, në krye të Devizionit të Kundërzbulimit (Counterintelligence Division), të FBI-së në New York. Në këtë pozicion, ai mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rus, duke përfshirë edhe Deripaska-n, të cilit i ofronte shërbime të palejueshme.

“McGonigal e dinte mirë se Deripaska ishte sanksionuar. McGonigal gjithashtu nuk mund të pretendojë se ai nuk ishte në dijeni se po ia shiste shërbimet e tij një personi të poshtër që punonte kundër interesave të Amerikës.” – thanë prokurorët, të cilët e cilësuan këtë akt si një krim të rëndë, që meriton një dënim të rëndë.

Të ngjashme