Sylvinho: “Një ndeshje shumë e vështirë ishte ajo në Pragë ndaj Çekisë”

22:04 | 14 Dhjetor 2023
D.H

Shqipëria ia doli të sigurojë një biletë për në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani duke u renditur e para në grupin E.

Teksa trajneri Sylvinho ka folur sërish lidhur me këtë kualifikim, shkruan Arbresh.info.

Njeri kryesor i këtij suksesi tregoi se ndeshja më e vështirë e kuqezinjve në këto kualifikuese ka qenë ajo ndaj Çekisë, në Pragë.

Shqipëria në atë ndeshje barazoi me rezultat 1-1, me golin e Nedim Bajramit.

“Për ne nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha ndeshjet janë të vështira për Shqipërinë dhe jemi përgatitur shumë para çdo sfide. Gjatë rrugëtimit prej 8 takimesh eliminatore, unë mendoj se një ndeshje shumë e vështirë ishte ajo në Pragë ndaj Çekisë, ku morëm një pikë. Atje u përballëm me një skuadër shumë të fortë, fizikisht shumë lart dhe të vendosur mirë në fushë. Morëm një pikë shumë të vështirë, duke vuajtur. E lehtë nuk ishte asnjë ndeshje”, theksoi Sylvinho.

Shqipëria përfundoi grupin E, me 15 pikë aq sa kishte edhe Çekia por që në ndeshjen direkte kuqezinjtë patën bilanc më të mirë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme