Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kanë zhvilluar mbledhjen e fundit të kryesisë për këtë vit.
“Bashkëbiseduam për zhvillimet politike dhe angazhimet në Aleancë. Nga Aleanca e Gruas dhe të rinjtë e Aleancës u njoftuam me rezultatet e arritura këtë vit, si në aktivitetet politike por ashtu edhe në planin e brendshëm organizativ”, tha Haradinaj.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se ky vit nuk ishte aspak i lehtë sa i përket angazhimeve politike në vend, megjithatë sipas tij, Aleanca rezulton që gjatë këtij viti “kemi një momentum tejet pozitiv në të gjitha nivele”.
“Aleanca ka qenë konsistente në qëndrimet e veta politike, ku shumica e këtyre qëndrimeve kanë rezultuar të jenë largpamëse dhe të drejta. Në Kuvendin e Kosovës kemi dëshmur një angazhim proaktiv në shumë tema, përfshirë edhe jashtë seancave plenare. Nëpër komuna, aty ku qeverisë Aleanca, jemi shembull i qeverisjes. Performancë e lartë qëndron edhe aty ku bashkëqeverisim. Jemi në konsolidim të Aleances së Gruas, e po ashtu Aleanca e të Rinjve po tregon rezultate e angazhim të shtuar”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas kreut të AAK-së, në vitin që po vjen na presin shumë punë, pasi që do të jetë një vit me plot sfida për shtetin.
“Është detyrë e jona ta ndalim këtë qeveri humbëse, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Si Aleancë nuk do të hezitojmë t’i ndihmojmë proceset e brendshme për të ardhur deri te ndryshimi i domosdoshëm”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...