Google ADS

Gërvalla – ndërkombëtarëve: Pranojeni, politika zbutëse ndaj Serbisë ka dështuar

20:51 | 14 Dhjetor 2023
E.H

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka bërë thirrje komitetit ndërkombëtar, që të ndryshojë qasjen e saj zbutëse politike ndaj Serbisë.

Sipas Gërvallës, kryeministrja serbe në letrën drejtuar BE-së, ka shprehur haptazi se Serbia refuzon zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

”Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, ka shkruar ministrja në platformën e saj X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme