Këshilli Evropian hap negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë – Gjeorgjia merr statusin e vendit kandidat

19:21 | 14 Dhjetor 2023
E.H

Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Kështu ka njoftuar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel me anë të një postimi në platformën X, ndërsa ka njoftuar se Gjerogjia ka marrë statusin e vendit kandidat.

Ai shtoi se BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, tha Michel./Arbresh.info

Të ngjashme