Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shfaqur në Budva të Malit të Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur analisti malazez, Ljubomir Filipović, i cili tha se ky grafit shfaqet në kuadër të provokimeve të vazhdueshme serbe.
“Pankarta e madhe ‘Kur ushtria (serbe) kthehet në Kosovë’ u shfaq sot në vendlindjen time Budva. Përveç kësaj, tashmë prej dy muajsh, në gjithë qytetin tonë të vogël janë mbi 30 billborde nacionaliste serbe. Ata thonë se malazezët nuk ekzistojnë si një komb i veçantë”, ka shkruar ai.
Kohë më parë ky grafit ishte shfaqur edhe në Kosovë, duke përfshirë oborrin e Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut./rtk
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste
Kiara vendos emrin e Luizit në tabelat e veturës
Sallahu: KQZ shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Se...