Haradinaj- Kurtit: Nëse s’e tërheq këtë buxhet, qytetarëve iu sugjeroj të të shpallin “non grata”

15:08 | 14 Dhjetor 2023
R J

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur skandaloz buxhetin e shtetit për vitin 2024.

Sipas tij, diskriminimi që Kurti u ka bërë Komunave që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje, nuk ka ndodh as në kohën e Rankoviqit.

Postimi i plotë i tij:

Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë.
Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën.
Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare!
Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata”!/Arbresh.info/

N

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme