Google ADS

KEDS del me reagim pasi u sulmua një punëtor i tyre, u bën thirrje qytetarëve të mos pengojnë ekipet

13:35 | 14 Dhjetor 2023
K.B

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike- KEDS , ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj punëtorit të ekipit të Operimeve në Glloboçicë të Kaçanikut.

Në reagimin e tyre, KEDS u bën thirrje qytetarëve që të mos pengojnë ekipet e autorizuara të kompanisë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që i kanë në raport me konsumatorët.

“KEDS dënon ashpër këtë akt të shëmtuar, dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos pengojnë ekipet e autorizuara të kompanisë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që i kanë në raport me konsumatorët”, thuhet në reagimin nga KEDS, përcjell Arbresh.info

Punëtori ka marrë lëndime trupore, ndërsa sulmuesi i punëtorit të KEDS-it gjendet akoma në arrati, ndërkaq Policia e Kosovës është në kërkim të tij.

Një zyrtar i KEDS-it është sulmuar fizikisht dje në Kaçanik nga një person gjatë kohës sa ka qenë në detyrë.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është nën hetime.

“Glloboqicë, Kaçanik / 13.12.2023 – 15:20. Viktima mashkull kosovar, zyrtar i KEDS-it derisa ka qenë në detyrë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.”, bën të ditur raporti i policisë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sulmohet fizikisht një punëtor i KEDS-it në Kaçanik, i dyshuari në arrati

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme