Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqin- Kapuqin në 25 vjetorin e rënies së tij.
Kurti tha se u bë një çerekshekull i mbushur me krenari dhe i shoqëruar me përkujtime për Mujë Krasniqin – Kapuqin, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës dhe për 40 ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot më 14 dhjetor, u bënë 25 vite nga rënia e 41 dëshmorëve të lirisë në Pashtrik. Një çerekshekull i mbushur me krenari dhe i shoqëruar me përkujtime për Mujë Krasniqin – Kapuqin, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës dhe për 40 ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë më 14 dhjetor 1998 të ngarkuar me armatime duke kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë”, shkruan Kurti, përcjell Arbresh.info
Kurti tha se në këtë përvjetor të 25-të, me shumë gatishmëri Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përkrahur nismën që shtegun të cilin 25 vite më parë e kalonin në këmbë ushtarët e UÇK-së që bartnin armatime për në Kosovë, të quajtur “Shtegu i Lirisë”, të shenjohet edhe si një shteg garash për motoçiklistët dhe ecjesh për alpinistët dhe për bjeshkatarët.
“Në këtë përvjetor të 25-të, me shumë gatishmëri Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përkrahur nismën që shtegun të cilin 25 vite më parë e kalonin në këmbë ushtarët e UÇK-së që bartnin armatime për në Kosovë, të quajtur “Shtegu i Lirisë”, të shenjohet edhe si një shteg garash për motoçiklistët dhe ecjesh për alpinistët dhe për bjeshkatarët”, shkruan kryeministri.
Kurti ka përmendur heronjët që u përballën me forcat serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut.
Më 14 dhjetor 1998, një grup i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po futej me armatime drejt Kosovës, u përballën me forcat serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut. Atë ditë, ranë dëshmorë:
1. Mujë (Halil) Krasniqi – 6.6.1967, Klinë
2. Ali (Halil) Krasniqi – 13.5.1975, Klinë
3. Bashkim (Azem) Krasniqi – 25.2.1977, Klinë
4. Gani (Hasan) Zogaj – 19.5.1973, Klinë
5. Ilir (Hazir) Asllani – 27.7.1969, Skënderaj
6. Rifat (Fazli) Mëziu – 28.11.1968, Skënderaj
7. Agim (Halil) Mëziu – 10.4.1974, Skënderaj
8. Xhevat (Shaban) Thaçi – 23.8.1979, Drenas
9. Muhamet (Aziz) Dervishi – 27.11.1967, Drenas
10. Sylejman (Zeçir) Elshani – 11.5.1957, Drenas
11. Faton (Nazif) Xhylani – 6.4.1981, Drenas
12. Gani (Halit) Elshani – 19.5.1973, Drenas
13. Luljeta (Jahir) Shala – 20.11.1977, Drenas
14. Agron (Mahmut) Mehmeti – 7.11.1973, Drenas
15. Mentor (Ramadan) Ibriqi – 9.1.1979, Drenas
16. Kadri (Haki) Demaj – 21.1.1975, Shtime
17. Fadil (Bajrush) Rashiti – 8.1.1975, Shtime
18. Afrim (Islam) Musliu – 21.1.1970, Shtime
19. Selim (Shaip) Selimi – 7.2.1978, Shtime
20. Arben (Rexhep) Hyseni – 12.4.1980, Shtime
21. Hafir (Imri) Bajrami – 15.4.1980, Shtime
22. Xheladin (Hamdi) Xheladini – 2.4.1976, Shtime
23. Ramadan (Deli) Elshani – 20.1.1976, Shtime
24. Naser (Shefki) Kelmendi – 13.7.1976, Shtime
25. Isa (Xhemshir) Olluri – 12.2.1979, Lipjan
26. Enver (Zymer) Olluri – 31.1.1979, Lipjan
27. Qamil (Hysen) Olluri – 15.11.1976, Lipjan
28. Beqir (Sefë) Gashi – 3.1.1966, Malishevë
29. Hazir (Nezir) Kryeziu – 6.9.1956, Malishevë
30. Kadri (Jahir) Gashi – 26.3.1980, Malishevë
31. Maliq (Hamëz) Karaqica – 13.8.1949, Malishevë
32. Astrit (Gafurr) Bytyqi – 17.4.1980, Ferizaj
33. Hysni (Shaip) Kajtazi – 24.4.1979, Ferizaj
34. Bekim (Qamil) Bytyqi – 4.2.1978, Rahovec
35. Isaj (Muharrem) Morina – 13.3.1958, Rahovec
36. Mevlan (Tefik) Hoxha – 9.7.1974, Prizren
37. Qenë (Avdyl) Qenaj – 25.8.1957, Prizren
38. Besim (Sylejman) Qarri – 26.4.1978, Suharekë
39. Hysen (Kadri) Bujupi – 28.10.1969, Istog
40. Veli (Beqir) Ballazhi – 13.9.1978, Hani i Elezit
41. Avni (Bislim) Kutllovci – 21.3.1977, Vushtrri
“Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këmba e mbarë u qoftë atyre që ndjekin “Shtegun e Lirisë” dhe të gjitha shtigjet e lirisë që i kanë ndjekur dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës”, shkruan Kurti./Arbresh.info
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...