Ballkani merr ofertë zyrtare për Lumbardh Dellovën nga gjiganti i MLS

12:42 | 14 Dhjetor 2023
E.K

Mbrojtësi Ballkanit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit të njohur nga Major League Soccer, New York City FC.

Skuadra e madhe amerikane ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës.

Përveç skuadrës së New York City FC interesim për 24-vjeçarin nga Krusha e Madhe kanë shprehur edhe Ludogorets dhe Viktoria Plzen.

Trajneri i New York City, Nick Cushing thuhet se është një admirues i madh i lojës së mbrojtësit fantastik të Ballkanit.

New York City është në pronësi të ‘City Football Group’ që po ashtu zotërojnë klube si Manchester City, Girona, Malbourne City dhe Palermo./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme