Begaj në konferencë me homologun bullgar: Bashkëpunimin dypalësh edhe për integrimin në BE

12:33 | 14 Dhjetor 2023
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e zhvilluar me homologun bullgar, Rumen Ravev deklaroi se Shqipëria ka vullnet për të thelluar bashkëpunimin për Integrimin në BE dhe për të thelluar bashkëpunimin dypalësh.

“Shqipëria, vullnet dhe interes për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe atë për Integrimin në BE. Mbështetja e minoriteteve respektive është në interesin tonë të përbashkët. Nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Janë të gjitha kushtet, kuadri ligjor dhe klima e favorshme e biznesit që ky bashkëpunim të fuqizohet. Sesioni i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i adresojë me kujdes mundësitë për të vënë në lëvizje mekanizmat. Bashkëpunimi në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë, i konsoliduar në kuadër të NATO-s”, tha Begaj.

Nga ana e tij Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, u shpreh se Shqipëria është para hapjes së negociatave.

‘Rruga drejt BE-së e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një rrugë e ndarë. Tani Shqipëria është para hapjes së negociatave. Për Maqedoninë e Veriut, rruga është ndryshe pasi Bashkimi Evropian insiston në këtë që të respektohen kriteret e Kopnehagentit.

Maqedonia e Veriut duhet të japë garanci në kushtetutën e vet pasi duhet të respektojë të drejtat e minoritetit bullgar. Atje do të bëhet e mundur që të zhvillohet konferenca e përbashkët për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut. Çdo shtet duhet të respektojë rregullat”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/

Të ngjashme