Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se sot po shënohet pesë vjetori i transformimit ligjor të FSK-së nga forcë me kapacitete të kufizuara në ushtri profesionale.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se ky ndryshim është arritur falë punës së jashtëzakonshme të ushtarëve, oficerëve dhe stafit civilë, dëshmorëve ashtu edhe bashkëpunimi me shtetet anëtare të NATO-s, shkruan Arbresh.info.
“Ky ndryshim është arritur falë punës së jashtëzakonshme të ushtarëve, oficerëve dhe stafit civilë përmes një angazhimi të palodhshëm e të pandërprerë frymëzuar nga amaneti i dëshmorëve e vullneti i hekurt për të ardhmen e brezave të rinj, por sigurisht dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, aleatët tanë strategjik, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partnerë këta kyç, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë me synim rritjen e bashkëpunimit dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta.”, ka shkruar Maqedonci.
Tutje ai ka premtuar vazhdimin e tranzicionit të FSK-së në ushtri me kapacitete të plota.
“Do të vazhdojmë tranzicionin e FSK-së në ushtri me kapacitete të plota, e gatshme për të përmbushur misionin e saj vital të garantimit të sigurisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbrojtjen e integritetit të territorit të saj, me synim ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe ofrimin e kontributit përtej kufirit gjeografik të shtetit tonë, integrimin në strukturat euro-atlantike si aleat me peshë i partnerëve tanë duke kaluar nga konsumues të sigurisë në ofrues të saj.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...