Mbyllet seanca plenare mes debateve dhe përplasjeve të shumta. Mazhoranca ka miratuar me 74 vota pro të gjithë rendin e ditës që ishte parashikuar. Ditën e sotme ishin parashikuar në rendin e ditës disa çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e Kuvendit siç ishte ndryshimi i rregullores së kuvendit.
74 deputetët e mazhorancës arritën të votonin e të miratonin këtë ndryshim ku parashikohet që deputetët të cilët thyejnë rregullat në sallën e Kuvendit përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë.
“Tensione përplasje kaos jashtë dyerve të kuvendit ka pasur gjatë ditës së sotme. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta, pa diskutime. Kryetarja e kuvendit kaloi në votim rendin e ditës.
Socialistët javën e kaluar depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në rregulloren e kuvendit, ku nga 10 ditë përjashtimi, me miratimin e ditës së sotme të rregullore së re dhe ndryshimeve të saj, deputetët që nuk do kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga Kuvendi”,-tha për Euronews Albania gazetarja Eskiola Shehu.
Gjatë kësaj të enjteje deputetët e opozitës u paraqitën para parlamentit duke tentuar të hynë në sallë, pavarësisht se 13 prej tyre janë ende të përjashtuar me vendim të sekretariatit të etikës.
Garda duke tentuar të ndalojë hyrjen e deputetëve të përjashtuar fillimisht nuk lejoi që në sallë të futeshin as deputetët të cilët nuk ishin të përjashtuar, kjo gjë rriti tensionet të cilat shkuan deri në përplasje fizike mes deputetëve të PD-së dhe gardës.
Deputetët opozitarë tentuan që të ndalonin edhe hyrjen e deputetëve socialist në Parlament, por këta të fundit arritën të futen e të miratojnë me 74 vota projektligjet që ishin në rendin e ditës.
Në parlament arritën të futen edhe disa deputetë të opozitës, të cilët siç ka ndodhur edhe në seancat e kaluara kanë shkaktuar kaos duke ndezur tymuese e duke bërë rrëmujë brenda sallës.
Seanca e ditës së sotme zgjati vetëm 7 minuta./euronews/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...