Google ADS

Vendimi i Apelit për Salih Mustafën/ Musliu: Vendim politik, turp

11:27 | 14 Dhjetor 2023
K.B

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, për uljen e dënimit për katër vjet, nga 26 në 22 vjet burgim, për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Musliu tha se ky është një vendim i papranueshëm, dhe i padrejtë.

Teksa ka thënë se është vendim politik, shkruan Arbresh.info/

Reagimi i plotë i deputetes:

GJYKATA R TURPIT, sot vazhdoj me padrejtësinë e e radhës ndaj Calit!

Gjykata e Apelit në Hagë e ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg, duke i ulur kështu për katër vjet nga dënimi i shkallës së parë.

Mustafës i është zbutur dënimi nga 26 vite në 22 vite

Vendim i papranueshëm, vendim i padrejtë, vendim politik! TURP

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë publikuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Hagë ndaj Salih Mustafës, ish- komandant Cali, që u shqiptua gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, Paneli i Apelit la në fuqi verdiktet e fajësisë së Mustafa për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (Pika 1 e Aktakuzës), torturës (Pika 3 e Aktakuzës) dhe vrasjes së paligjshme (Pika 4 e Aktakuzës), raporton Arbresh.info.

“Më 14 dhjetor 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, i përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, shqiptoi aktgjykimin e parë të apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në një çështje gjyqësore që ka lidhje me krime lufte. Paneli i Apelit la në fuqi verdiktet e fajësisë së Mustafa për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (Pika 1 e Aktakuzës), torturës (Pika 3 e Aktakuzës) dhe vrasjes së paligjshme (Pika 4 e Aktakuzës)’, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Dhomat e Specializuara me njoftim të plotë për vendimin e Apelit ndaj Sali Mustafës

Të ngjashme