WhatsApp ka shtuar opsionin me anë të të cilit një mesazh në bisedat individuale apo në grup mund të vendoset në krye të të tjerëve.
Kjo kursen kohën që do duhej për të parë të gjitha mesazhet në një bisedë si dhe thekson diçka të rëndësishme. Tashmë nuk ka më arsye për të humbur diçka apo të realizoni planin për të dalë në fundjavë.
Sipas Meta, opsioni është shumë i thjeshtë për t’u përdorur, mjafton të mbani shtypur mesazhin e përzgjedhur dhe të klikoni “pin”.
Opsioni funksionon edhe për videot, fotot apo sondazhet. Mesazhi do të qëndrojë në krye për 7 ditë sipas versionit automatik, por përdoruesit mund ta ndryshojnë afatin nga 24 orë në 30 ditë, diçka e ngjashme me “starring”.
Administratorët e grupeve të bisedave mund të menaxhojnë se cili prej përdoruesve mund të përdorë opsionin, madje ta aplikojnë në mesazhe që mund t’i shohin vetëm ata.
“Pin” funksiononte prej kohësh në Facebook Messenger dhe iMesagge në iOS, ndërsa tani është i disponueshëm për pajisjet Android, iPhone si dhe versionet Web e Desktop të aplikacionit./tvklan.al
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...