Gjykata e Apelit në Speciale ka vendosur për uljen e dënimit për katër vjet, nga 26 në 22 vjet burgim, për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Apeli ka ulur dënimin për Mustafën në disa prej veprave për të cilat akuzohet.
Kryetarja e trupit gjykues, ka thënë se Paneli i Apelit ka konstatuar se trupi gjykues ka zbatuar kriteret e sakta për vlerësimin e ekzistencës së konfliktit të armatosur jo-ndërkombëtar në Kosovë.
Sipas saj, Mustafa nuk ka arritur të vërtetoj se trupi gjykues gaboj në konstatimin se nga maji i vitit 1998 UÇK-ja kishte karakteristika të mjaftueshme të një grupi të armatosur të organizuar që ishte në gjendje të përfshihet në një konflikt të armatosur.
“Paneli i Apelit rrëzon kundërshtimet e zotit Mustafa”, ka thënë ajo, duke theksuar se Paneli i Apelit i caktoi 22 vjet burgim dhe anuloi dënimin e njësuar me 26 vjet për Sali Mustafën, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.
Në seancën e mbajtur 26 tetor, mbrojtja e Salih Mustafës përmes avokatit Julius Von Bone ka thënë se gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues ishte selektiv dhe mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër Mustafës. Po ashtu, mbrojtja pretendoi se trupi gjykues ka bërë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në rasti e shqiptimit të dënimit. Me këtë rast, avokati Von Bone ka kërkuar nga Apeli interpretim të Kushtetutës.
Ekipi i Sali Mustafës gjatë seancës së Apelit patën kërkuar që Sali Mustafa të shpallet i pafajshëm, por nëse jo, të ulet dënimi i tij.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.
Ndërsa, aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...