Policia gjobit lëmoshëkërkuesit në Prizren

10:07 | 14 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona në Prizren në kuadër të aksionit të planifikuar për ndalimine  lëmoshë kërkuesve në Prizren.

Sipas njoftimit, dy prej tyre janë nga Republika e Shqipërisë dhe dy të tjerët janë shtetas të Republikës se Kosovës me banim ne Ferizaj dhe tjetri ne fshatin Banje te Malishevës, shkruan Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor ne Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona, ku dy persona janë nga Republika e Shqipërisë dhe dy të tjerët janë shtetas të Republikës se Kosovës me banim ne Ferizaj dhe tjetri ne fshatin Banje te Malishevës e të cilët janë:

  • S R e lindur me 1951 f/r/sh e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Remz Ademaj” ne Prizren.
  • A K. e lindur me 1963 m/r/sh i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne “Zara” ne Prizren
  • H A lindur me 1984 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Edit Durham” ne Prizren.
  • T K e lindur me 1952 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne “Remzi Ademaj” ne Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se shtetasit e Shqipërisë janë deportuar ndërkaq ndaj dy shtetasve të Kosovës është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mire me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112”, bën ë të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme