“Dy ushtri, një komb”, FSK dhe FARSH me stërvitje të përbashkët

09:39 | 14 Dhjetor 2023
K.B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka publikuar disa fotografi nga stërvitja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Stërvitja është kryer në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj stërvitje, sipas Maqedoncit është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje.

“Dy ushtri, një komb!

FSK dhe FARSH zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Fekeni 23” që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj stërvitje është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave,

testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, shkruan Maqedonci në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme