Google ADS

Moti sot i vranët dhe me shi, IHMK paralajmëron edhe reshje bore

07:03 | 14 Dhjetor 2023
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, në viset e larta pritet të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme