Osmani pas Samitit: Kosova i ka plotësuar kërkesat e BE-së, të na jepet statusi kandidat

23:25 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt sot në Bruksel.

Pas përfundimit, Osmani në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar disa foto nga samitit teksa ka shkruar se Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian, duke iu referuar kërkesave që kanë të bëjnë me heqjen e masave ndaj vendit tonë.

“Është koha të shohim hapa konkret nga BE: të hiqen masat dhe të jepet statusi i vendit kandidat për Kosovën. Jemi më të vendosur se kurrë drejt të ardhmes sonë evropiane”, tha Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme