Antwerp shënon fitoren historike ndaj Barcelonës në Champions League

23:05 | 13 Dhjetor 2023
D.H

Barcelona ka pësuar humbje 3-2 nga Antwerpi në kuadër ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm dy minutash lojë, Arthur Vermeeren i kaloi vendasit në epërsi, duke ndezur atmosferën në stadium.

Por, katalunasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ferran Torres, në minutën e 35-të.

Pjesa e dytë pati më shumë gola.

Vincent Janssen realizoi për 2-1 në minutën e 56-të, për Antëerpin.

Por, Barcelona barazoi rezultatin në 2-2 me golin e Marc Guiu në minutën e parë shtesë.

Antëerpi nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit dhe shënoi golin e fitores me anë të George Ilenikhena, që realizoi në minutën e tretë shtesë.

Barcelona e mbyllë këtë fazë të grupeve si lidere e Grupit H me 12 pikë, aq sa ka edhe Porto, Shakhtari me nëntë dhe Antëerpi me tri pike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme