Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pasi Qeveria mori vendim për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës është duke i përdorur shtesat si mjet për menaxhimin e pakënaqësive në rritje tek qytetarët, përcjell Arbresh.info
“Çka janë 100 euro shtesa përballë kushteve të vështira të pensionistëve dhe fëmijëve. Je kah i përdorë shtesat si mjet të menaxhimit të pakënaqësive në rritje. Për tri vite qeverisje, asnjë rritje pensioni apo page. Shtesat tua janë shtesa të promovimit të varfërisë. Me këto shtesa ju edhe këtë herë dëshmoni që nuk keni asnjë qëllim dhe asnjë plan për rritje të pensioneve dhe pagave”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se këto shtesa mundësojnë lehtësira për një ditë, ndërsa 364 të tjera janë të vështira të cilat nuk do t’i harrojë qytetari.
“Tri vjet pallavra dhe tri vjet mashtrim po don me i mshelë me kozmetikë të PR-it. Pra, lëri mashtrimet, mos kujto që me një ditë lehtësimi me 100 euro të buxhetit do të harrohen 364 ditë të vështira për secilin prej atyre që do t’i mashtrosh”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë