Hovenier e cilëson të rëndësishëm takimin Maqedonci-O’Brien: Thelbësor, bashkëpunimi në sektorin e sigurisë

20:10 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur takimin e zhvilluar mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maçedonci dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

Përmes një postimi në platformën X, ambasadori Hovenier teksa e cilëson takimin tejet të rëndësishëm thekson se bashkëpunimi i SHBA-së, në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e synimeve të përbashkëta me Kosovën.

”Takim i rëndësishëm mes ministrit Ejup Maqedonci dhe ndihmëssekretari O’Brien sot. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona me Kosovën, duke përfshirë mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, shkruan Hovenier./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme