Osmani takohet me Leyen në Bruksel, i thekson domosdoshmërinë për heqjen e masave ndaj Kosovës

19:48 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar sot në Bruksel edhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Me anë të një postimi në platformën X, presidentja tha se në këtë takim ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së masave aktuale të BE-së ndaj Kosovës,

”Një diskutim thelbësor me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Bruksel. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Komisionit për Kosovën dhe domosdoshmërinë që masat aktuale të hiqen. Ne mirëpresim Planin e ri të Rritjes, për të cilin Kosova, ka propozuar reforma konkrete”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme