Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ka thënë se është investuar shumë kohë dhe energji në dialogun Koosvë-Serbi ndërsa thekson se procesi ka rënie dhe ngritje, kriza por edhe zgjidhje.
Në një deklaratë për media para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimorë, Borrell ka veçuar marrëveshjen e fundit mes KEDS-it dhe Elektroserver për energjinë, ndërkohë ka thënë se ka përparim edhe sa i përket Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit.
Shefi i diplomacisë shtoi se ditëve të fundit ka lajme të mira, meqë Kosova dhe Serbia po lëvizin, ngadalë por që po lëvizin.
Ai ka thënë se BE-ja duhet t’i shtyjë palët në këtë rrugë.
“Në veçanti është dialogu Kosovë-Serbi. Kemi investuar shumë kohë dhe energji. Ka pasur ngritje dhe rënie, shumë kriza, por edhe zgjidhje, energjia, kartat e identitetit, tabelat e veutrave. Energjia ka qenë një marrëveshje e fundit e mirë. Dhe një përparim me marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e implementimit. Në ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dy palët po lëvizin, ngadalë, por ato po lëvizin. Dhe duhet t’i shtyjmë që të lëvizin në këtë rrugë. Sepse është e vetmja për ta, për të pasur një perspektivë të qartë evropiane“, ka thënë Borell./Arbresh.info
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...