Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 178-të me radhë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se kjo ishte mbledhja e parafundit për këtë vitë, ndërsa thekson se sot janë marr më së shumti vendime në 33 muaj qeverisë, përcjell Arbresh.info.
Ndër vendimet me që janë marr sot janë 40 milionë euro buxhet shtesë për FSK-në, shtesa prej 100 euro për pensionistët, shtesa prej 100 euro për fëmijët, ndarja e mjeteve për bizneset dhe bujqit etj.
Postimi i plotë i Kurtit:
Mbledhja e 178-të e Qeverisë, e parafundit për këtë vit, mbledhja me më së shumti vendime në këta 33 muaj qeverisje.
Mes 43 vendimeve, miratuam:
– 40 milionë euro buxhet shtesë për FSK-në. Buxheti i sivjetmë për mbrojtje, për herë të parë në historinë e ushtrisë sonë tejkalon 200 milionë euro, apo mbi 2% së BPV-së, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s;
– me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës, miratuam shtesën e njëhershme prej 100 euro për mbi 280 mijë përfitues të skemave pensionale, krahas pensionit të rregullt mujor që marrin;
– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët, mbi 380 mijë, në Kosovë;
– 6.1 milionë euro për mbështetje bizneseve për qasje në financa për Pakon e Ringjalljes Ekonomike;
– 5 milionë euro për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë;
– 4 milionë euro ndihmë bizneseve dhe bujqve për rimëkëmbje nga vërshimet e ndodhura në Republikën e Kosovës; dhe
– ndarjen e mjeteve financiare për Radio Televizionin e Kosovës.
Themeluam:
– Grupin punues ndërinstitucional për parandalimin dhe raportimin e martesave të hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian; si dhe
– Mekanizmin e paralajmërimit të hershëm për monitorimin e trendëve të migrimit, për menaxhim të suksesshëm të procesit të liberalizimit të vizave.
Proceduam për Kuvend gjashtë projektligje për: sportin, rrugët, kontrollin e kufirit shtetëror, shërbimet private të sigurisë, noterinë dhe për aktet nënligjore të Qeverisë.
Aprovuam tri marrëveshje ndërkombëtare me: Bashkimin Evropian për programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”, Konfederatën Zvicerane për sektorin e ujërave, si dhe Bankën Gjermane për Zhvillim për energjinë solare.
Miratuam:
– Gjashtë projekt-rregullore, pesë për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe një për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
– Dy nisma për marrëveshje të kredisë për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, si dhe marrëveshje për bashkëprodhim të filmit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.
Aprovuam plotësim-ndryshimin e rregullores për shtesën e nëpunësit të sistemit shëndetësor.
Emëruam edhe tre anëtarë të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Gjakova, Sh. A../Arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...