Këshilli Evropian për Çështjet e Jashtme ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave pasues për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në konkluzionet e takimit të së martës, Këshilli Evropian përshëndeti përfundimin me sukses të takimeve të shqyrtimit të legjislacionit.
“Këshilli pret me padurim të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur” shprehet Këshilli Evropian.
Vlerësimet e Këshillit kanë qenë pa ekuivok për përparimin e reformave për shtetin e së drejtës, ndërsa ka rikujtuar se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në.
“ Këshilli mirëpret përparimin e bërë, veçanërisht në fushat e bazave dhe veçanërisht në sundimin e ligjit, zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe reformën e administratës publike….” çmon Këshilli Evropian.
Në mënyrë të detajuar vlerësimet kanë prekur aktivitetin e organeve të reja të drejtësisë.
“ Këshilli vëren pozitivisht rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare” konstaton Këshilli Evropian.
Në vlerësim shterues sidomos për nga konteksti i vetos greke, Keshilli europian jep vlerësime për legjislacionin e pakicave.
“ Këshilli europian mirëpret miratimin e legjislacionit dytësor për minoritetet dhe vazhdon të nxisë Shqipërinë miratojë dhe zbatojë me shpejtësi aktet nënligjore të mbetura në lidhje me ligjin kuadër të 2017 për mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave kombëtare në përputhje me standardet evropiane dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës” sugjeron Këshilli Evropian .
Në vlerësimin e Këshillit europian politika e jashtme e Shqipërisë ka vazhduar të marrë notë maksimale për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe në veçanti përafrimin e saj të plotë me BE-në, duke përfshirë edhe masat kufizuese si një shprehje e fortë e angazhimit strategjik të Shqipërisë në rrugën e saj në BE, por edhe rolin në Këshillin e Sigurimit në OKB./rtsh
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton