Qeveria ndau nga 100 për fëmijë dhe pensionistë, qytetarët: Më mirë pak se hiq

15:48 | 13 Dhjetor 2023
R J

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot se do të ndajnë nga 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët në këtë fundvit.

Për Arbresh.info qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë, duke u shprehur se është një vendim i drejtë dhe këto shtesa janë mjaft të nevojshme si për fëmijët dhe për pensionistët.

“Është e arsyeshme se neve pensioni na ka humb, sepse çmimet e tregut veçse janë rrit”, u shpreh një qytetarë.

“Jo që na ka bo çirak, po mirë që ju ka kujtu që jemi gjallë” shtoi një tjetër.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se këtë të premte ekzekutohen pensionet e rregullta për ta, por shtesat e ndara nga Qeveria do të mund t’i marrin pak më vonë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme