Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj vendit tonë. Me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme.
Me theks të veçantë u diskutua mbi fushën e ekonomisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi përfaqësuesin Blankenborg me të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që po lëmë pas si dhe masat e ndërmarra nga qeveria.
U diskutua edhe për raportet me Serbinë e procesin e dialogut. Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi vlerësimin për mbështetjen e Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit./Arbresh.info
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...