Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një alarm shëndetësor lidhur me pickimin e rriqrave të qenve. Sëmundja vjen nga Meksika dhe qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, veçanërisht nga veriu i vendit, ku është zbuluar ky bakter.
Emri i tij është “Ethet me njolla të malit shkëmbor” (RMSF) dhe simptomat e tij janë ethe, dhimbje koke dhe skuqje. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nëse nuk trajtohet në fazat e hershme, mund të jetë fatale.
Konkretisht, sëmundja është zbuluar në Tecate, Baja California, megjithatë, CDC u ka kërkuar njerëzve që shfaqin simptoma gjatë udhëtimit, ose dy javë më vonë, të kërkojnë kujdes mjekësor. Simptomat zbulohen kryesisht katër deri në dhjetë ditë pas pickimit.
Qentë janë bartës të zakonshëm të bakterit dhe mundësojnë transmetimin e shpejtë. Ai është zbuluar kryesisht në zonat urbane në shtetet veriore të Meksikës, si Sonora, Coahuila, Nuevo Leon dhe Chihuahua.
CDC e rendit atë si një sëmundje serioze dhe transmetohet nga rriqrat. Përveç temperaturës, dhimbjes së kokës dhe skuqjes, sëmundja shkakton të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, dhimbje muskujsh dhe humbje të oreksit. Nëse nuk trajtohet në fazat fillestare, atëherë në afat të gjatë mund të çojë në amputim të krahëve, këmbëve ose gishtërinjve për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut./a2cnn
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...