Google ADS

Balla: Operacionet “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” kanë vënë përpara përgjegjësisë penale 15 shtetas

11:36 | 13 Dhjetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se janë arrestuar 15 persona gjatë operacioneve “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli”.

Në shkrimin e tij bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar në Dibër, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Kukës, Kavajë dhe Tepelenë.

Kurse janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike, lëndë piroteknike dhe sende të tjera të kundërligjshme

“Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” në Dibër, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Kukës, Kavajë dhe Tepelenë, kanë vënë përpara përgjegjësisë penale 15 shtetas.
Armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike, lëndë piroteknike dhe sende të tjera të kundërligjshme janë sekuestruar gjatë këtyre episodeve”, shkruan Balla.

Ministri i brendshëm shqiptar shkruan se megaoperacioni “Tempulli”, po forcon përditë zinxhirin e sigurisë në shkolla.

“Megaoperacioni “Tempulli”, i ndërthurur me masat e përcaktuara në #PaketaeSigurisë në shkolla, po forcon përditë zinxhirin e sigurisë në shkolla. Ndërkohë, goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kryesisht kundër armëmbajtjes pa leje dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, po largojnë nga komuniteti, shtetas me rrezikshmëri për jetën dhe pronën e qytetarëve”, shkruan ai në reagimin e tij në Facebook.

Sipas Ballës Policia me shumë vigjilencë dhe përkushtim kanë ndaluar përdorimin e kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, si dhe kanë garantuar parametra optimale të rendit dhe sigurisë në tërësi.

“Më shumë vigjilencë dhe përkushtim nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë muajit dhjetor, për të parandaluar vjedhjet, për të ndaluar përdorimin e kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, si dhe për të garantuar parametra optimale të rendit dhe sigurisë në tërësi”, përfundon Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme