Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 178-të ka marrë vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vlerë prej 40 milionë euro.
Me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 përqind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.”, tha Kurti në fjalën e tij.
“Arritja e këtij niveli për herë të parë në historinë e re të ushtrisë sonë, tregon se si qeveri jemi të përkushtuar drejt arritjes së synimit tonë të përbashkët për tu bërë shtet anëtar në Partneritetin për Paqe drejt anëtarësimit në NATO”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...