Google ADS

Kurti: Rezultatet e testit PISA na treguan për defekte në sistemin arsimor

11:13 | 13 Dhjetor 2023
E.K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e qeverisë ka folur për rangimin e Kosovës në testin PISA.

Kurti tha se jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë që treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor.

“Jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë, të cilat treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe nuk do të mund të rregullohen përnjëherë e shpejt”, tha Kurti.

Tutje Kurt ka thënë se “Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e mësimnxënies, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme