Google ADS

Kishte urdhërarrest nga gjykata, arrestohet mitrovicasi dhe i konfiskohet pistoleta me një fishek

09:47 | 13 Dhjetor 2023
R J

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti kishte urdhërarrest nga gjykata.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek, raporton Arbresh.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek. Pasi që i dyshuari kishte urdhërarrest nga gjykata, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur raporti i policisë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme