Kosova edhe këtë vit është renditur në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.
Njohës të arsimit, prindër dhe drejtues të organizatave që merren me monitorimin e arsimit, po vlerësojnë se kjo është si pasojë se arsimi në vend nuk është prioritet, rrjedhimisht mungon llogaridhënia, kurikula nuk është ajo e duhura si dhe ekziston qasje mekanike e të mësuarit.
Njohuritë e nxënësve 15-vjeçar të Kosovës në lexim, matematikë dhe shkencë në vlerësimin e testit PISA për vitin 2022 kanë zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse. Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, tha së këto rezultate nuk janë befasi, marrë parasysh investimet e vogla që janë bërë në arsim dhe mungesën e llogaridhënies për cilësinë e ulët në arsim. Rexhaj, përmendi disa hapa që duhet të merren nga institucionet përgjegjëse.
“Për ta përmirësuar këtë gjendje se pari arsimi duhet të jetë prioritet nacional që nuk është tash. Hapa të tjerë që duhet të marrin institucionet përgjegjëse është rritja e llogaridhënie e të gjithë atyre që janë të përfshirë në sistemin arsimor, duhet të shikohet kurikula pasi mendoj që kurikula nuk është ajo e duhura dhe së nuk zbatohet si duhet në Kosovë. Mësimdhënësit duhet të përkrahen shumë më shumë duke përfshirë përkrahjen më mjete materiale për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor e mandej të kërkohet llogaridhënie prej tyre. Edhe një gjë është shumë e rëndësishme, ajo është fuqizimi dhe përkrahja e drejtorëve të shkollave. Unë mendoj së përkrahja e drejtorëve do të ndikonte shumë në përmirësimin e cilësisë në arsim”, tha Rexhaj.
Këto rezultate janë pasqyre e sistemit të dobët arsimor në vend e thotë kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha. Ai tha se duhet të merren si modele tekstet e vendeve qe e kanë të zhvilluar sistemin arsimor.
“ Këto rezultate tregojnë cilësinë e arsimit në Kosovë. Nuk ka nevojë të këtë libra të shkruar çfarë janë në Gjuhën shqipe dhe në lëndën e Matematikës, por të merren dhe të përkthehen nga një shtet që është i ranguar lart. Mund të marrim librin për klasën e gjashtë nga Finlanda dhe të përshtaten për rrethanat e Kosovës”, tha Dragusha.
Drejtori i Organizatës “ETEA”, Agon Ahmeti, organizatë që merret me vlerësimin e sistemit arsimor në arsimin parauniversitar të Kosovës, i tha Radio Kosovës së Ministria e Arsimit është fajtori kryesor pasi nuk po merren masa për të analizuar se ku janë dështimet.
“Ministria e Arsimit si organi qeverisës me i lartë i arsimit në Kosovë, nuk është që këto probleme dhe mangësi i ka trajtuar në mënyrën e duhur dhe për këtë arsye kemi thellim të krizës. Po vazhdojmë me mësimdhënie dhe mësimnxënie e cila është kryesisht e orientuar në memorizimin e të dhënave – qasjes mekanike të të mësuarit. Është momenti i fundit që Ministria e Arsimit të marrë këtë raport të testit Pisa e të krijojë grupet punese për të gjitha fushat, në mënyrë që të analizohet situata në tërësi”, tha Ahmeti.
Në matematikë Kosova pozicionohet në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018. Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse. Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018. 20 për qind e nxënësve kosovarë, sipas testit ‘PISA’, kanë arrit nivelin e kënaqshëm kurse të tjerët janë nën nivelin e kënaqshmërisë. PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë./rtk
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë