Real Madridi ka arritur të mbyll me fitore 3-2 fazën e grupeve të Champions League ndaj Union Berlinit.
Madrilenët fituan me rikthim në këtë sfidë shkruan Arbresh.info.
Union Berlini mbylli pjesën e parë në epërsi 1-0 me golin e Volland, në minutë e parë shtesë të pjesës së parë kurse një aksion mbrapa Luka Modric humbi penalltinë.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe me madrilenët që gjetën golin e barazimit në minutën e 61-të përmes Joselut.
I njëjti lojtar 11 minuta më vonë arriti të shënojë përsëri për të kaluar Realin në epërsi.
Por gjermanët nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin përmes Kralit në minutën e 85-të.
Real Madridi tregoi karakter dhe katër minuta më vonë Dani Ceballos, me golin e tij arriti të siguroi fitoren e madrilenëve.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Los Blancos në po aq ndeshje.
Në ndeshjen tjetër Napoli mposhti Bragan 2-0.
Me këto rezultate Real Madridi kualifikohet në fazën e 1/8 së finales si liderë me 18 pikë, kualifikim siguroi edhe Napoli që u rendit e dyta me 10 pikë.
Kurse Braga siguroi Europa Leaguen pasi u rendit e treta me katër pikë, teksa Union Berlini e fundit me dy pikë, përfundon kampanjën evropiane./Arbresh.info/
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...
Pacolli: Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duk...