Google ADS

OKB miratoi rezolutën jodetyruese që kërkon armëpushim në Gaza

23:06 | 12 Dhjetor 2023
E.H

Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme – por është shumë simbolike dhe treguese e pikëpamjeve të botës për konfliktin, raporton SkyNews, transmeton Arbresh.info

Me 153 anëtarë votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan u miratua kjo rezolutë.

Për kontekstin, një rezolutë e mëparshme në tetor me formulim të ngjashëm pati 121 vota pro, 14 kundër dhe 44 abstenime.

Formulimi i kësaj rezolute, e cila tashmë është miratuar, përfshin:

-Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar;

-Duke kërkuar që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar – veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve;

-Një kërkesë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e aksesit humanitar.

Dy amendamente dështuan përpara votimit mbi rezolutën, që do të thotë se anëtarët u pyetën për mendimet e tyre mbi formulimin e rezolutës siç u parashtrua fillimisht./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme