Asnjë ftohje raportesh midis Albin Kurtit dhe Edi Ramës nuk i bën jonormale marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë.
E aq më tepër t’u japë fund takimeve midis dy qeverive, sikur që ndodhi në Gjakovë më 14 shtator.
Këtë bindje e ka ambasadori i ri i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, që është shumë optimist për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Mund të them që ka një partneritet strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk do të kapemi në detaje apo në elemente të cilat mund, dhe padyshim që nuk ju shpëtojmë dhe duhet t’i bisedojmë”, thotë ai në një intervistë për KlanKosova.tv.
Ndonëse pohon se Rama e ngre zërin vazhdimisht dhe fuqishëm në përkrahje të Kosovës, ky nuk tregon nëse diçka nga drafti i propozuar nga kryeministri shqiptar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka zënë vend në draftin evropian.
“Nuk mund të them që ka apo s’ka elemente të propozimit të mëparshëm, por di të them që drafti ka gjetur mbështetje edhe në realitetin në Kosovë. Edhe forcat opozitare e kanë mbështetur. Ajo që kanë të drejtë të gjithë të thonë që ajo duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës”, theksoi Malaj.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...