Presidenti i FIFA-s Gianni Infatino ka reaguar pas asaj që ndodhi në Superligën e Turqisë.
Gjatë ditës së djeshme, në ndeshjen ndërmjet Ankaragucu dhe Rizespor, presidenti i klubit të Ankaragucu ka goditur me grushte gjyqtarin kryesor, shkruan Arbresh.info.
Teksa i pari i FIFA-s e dënoi këtë duke thënë se është e papranueshme të ndodhë një rastë I tillë.
“Nuk ka vend për dhunë në futboll, në fushë apo jashtë fushës. Ajo që ndodhi pas ndeshjes MKE Ankaragucu-Çaykur Rizespor në Superligë është e papranueshme. Veprime të tilla nuk kanë vend në sport dhe shoqëri”, deklaroi kreu i shtëpisë së futbollit botëror.
Tutje ka theksuar se loja duhet të shijuar dhe se pa gjyqtar nuk ka futboll.
“Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Duhet të sigurohet siguria e gjyqtarëve, lojtarëve, tifozëve dhe stafit teknik dhe ata duhet të shijojnë lojën”.
Për fund ai u ka bërë thirje autoriteve të sigurojnë që zyrtarët të respektohen në të gjitha nivelet.
“U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet në në këtë mënyrë dhe që këta zyrtarë të respektohen në të gjitha nivelet”, ka shtuar më tej Infatino.
Kujtojmë se presidenti I klubit turk Ankaragucu, Faruk Koca ka dhënë dorëheqje nga posti që mban pas këtij gjesti./Arbresh.info/
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...