Bislimi priti në takim ambasadorin Angili, e informon mbi procesin e dialogut

18:32 | 12 Dhjetor 2023
E.H

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, mundësitë e thellimit të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, përcjell Arbresh.info.

“Republika e Kosovës i vlerëson lartësisht marrëdhëniet me Turqinë. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, veçanërisht në fusha si shëndetësia dhe energjia në mes tjerash është objektiv e punë e përbashkët”, thuhet në njoftim.

Gjatë bisedës, Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe angazhimin e Kosovës në këtë proces si palë konstruktive e aktive.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin, bisedën e frytshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme