Google ADS

Ushtria e Shqipërisë së shpejti do të pajiset me dronët “Bayraktar”

16:11 | 12 Dhjetor 2023
E.H

Forcat e Armatosura të Shqipërisë së shpejti do të pajisen me dronët “Bayraktar”.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili në llogarinë tij në Facebook ka publikuar pamje të dronit që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile, shkruan Arbresh.info.

“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile”, ka shkruar Rama.

Rama theksoi se kompletimi i Shqipërisë me dronët Bayraktar përbën siguri të veçantë në funksion të sigurisë kombëtare.

“Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.
Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit ton”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme