Google ADS

Mungon VV-ja, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

13:58 | 12 Dhjetor 2023
A Z

Në mungesë të deputetëve të VV-së ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Në këtë mbledhje do të diskutohej rreth buxhetit të Komisionit dhe rreth angazhimit të ekspertëve.

Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj, tha se edhe pse kanë rënë dakord me deputet e VV-së që kjo mbledhje të mbahet ata nuk kanë ardhur.

“Me një dakordim që kemi pasur dje në një punëtori me disa nga kolegë të partisë në pushtet që të vazhdojmë punën e këtij Komisioni”.

“Që sot takimi të mbahet në ora 13:00, fatkeqësisht kemi mungesë të deputetëve të VV-së”, tha ai./eo

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme